Flash

Icardi e Cavani, fate të kryqëzuara: aksi i nxehtë merkato Milano-Paris

Lapsi.al 24 May 2020
Icardi e Cavani, fate të kryqëzuara: aksi i nxehtë merkato

"Psg insiston për Icardin, Inter për Cavanin". Nga Franca, e përditshmja L'Equipe konfirmon aksin e nxehtë të merkatos mes Milanos e Parisit. Përballë rrezikut të humbasë golat e talentin e Lautaro Martinez, të cilin Barcellona e kërkon me cdo kusht, për sulmin klubi zikaltër ka vendosur ti besojë urugajanit, në skadencë kontrate. Për të bindur 33 vjecarin Matador, të zgjedhë Milanon e të veshë fanellën e tretë 'italiane' pas Palermos e Napolit, në tavolinë është një kontratë tre vjecare. Nyja është cështja e pagesës, aktualisht 12 milionë euro, shumë për parametrat e fiksuar nga Inter.

Për Cavanin është i fortë edhe interesimi i Atletico Madrid, por në orët e fundit ka fituar terren edhe hipoteza Neëcastle me pronarët e rinj sauditë. Sidoqoftë, fati i uruguajanit, që në Paris është bërë sulmuesi më i mirë i historisë së Psg, është ngushtësisht i lidhur me atë të Maurito Icardi. Psg kërkon të ushtrojë të drejtën e blerjes për ish-kapitenin zikaltër, që mbërriti në huazim verën e kaluar, por drejtori sportiv Leonardo shpreson një ulje cmimi në krahasim me 70 milionë euro që është arritur akordi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI