Flash

"Atë ndeshje e patë vetë": Juve-Inter rrezikon të hetohet si mashtrim sportiv

Lapsi.al 24 May 2020
"Atë ndeshje e patë vetë": Juve-Inter rrezikon të

"Atë ndeshje e patë vetë". Fjalët e presidentit të Lazios, Claudio Lotito, i referohen sfidës së fundit të Serie A, përara ndalimit për shkak të emergjencës koronavirus, atë mes Juventus e Inter. Numri 1 i bardhekaltërve është prononcuar në një intervistë të kohëve të fundit në 'Repubblica', që kanë mjaftuar të nisin një hetim nga ana e Prokurorisë federale. Lajmin e zbulon 'Il Tempo', duke shtuar se Lotito është thirrur menjëherë për të dhënë sqarime e për të thelluar dyshimet e tij të mundshme në lidhje me sfidën e 8 marsit në Stadium me dyer të mbyllura.

Cfarë kishte ndërmend Lotito kur tha ato fjalë? Që ndeshja nuk ishte e rregullt? E, në këtë raste, përse? Janë këto me shumë mundësi pyetjet që do të bëjnë hetuesit, që në raste të tilla, me deklarata zyrtare të lëshuara për shtypin nga drejtues e të teseruar, janë të detyruar të hapin një dosje. Aludimi i numrit 1 bardhekaltër, edhe pse i paartikuluar kurrë, mund të jetë ai i një tolerance të zikaltërve, që favorizoi fitoren e Juventus, duke e lejuar të marrë kreun e Serie A +1 nga Lazio. Por cfarë nënkuptonte vërtetë kur tha «Juve-Inter e patë të gjithë» e di vetëm Lotito e do të jetë ai që do tia shpjegojë Prokurorisë.

Nëse Lotito - vazhdon 'Il Tempo' - do të japë informacione të tilla sa për të vënë në diskutim rregullsinë e Juventus-Inter, atëherë Prokuroria federale do të hapë një hetim për mashtrim sportiv. Në të kundërt, presidenti i Lazio mund të dënohet për deklarata të papërgjegjshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI