Flash

Video/ Dortmund kërcënon Bayern: spektakël i Leverkusen

Lapsi.al 23 May 2020
Video/ Dortmund kërcënon Bayern: spektakël i Leverkusen

Bundesliga po kompleton javën e dytë të rifillimit e tani renditja po fillon të bëhet interesante. Në javën e 27 të kampionatit gjerman janë fiksuar rezultate të rëndësishme, që mund të kenë një peshë të madhe specifike në verdiktet e fundit të edicionit. Leverkusen fiton në shtëpinë e Borussia Moenchengladbach për 3-1 e ngjitet në vendin e tretë në klasifikim, në pritje të ndeshjes së Leipzig (nesër në Mainz). Fitore e cmuar edhe për Dortmund, që merr tre pikët në shtëpinë e Ëolfsburg, me një 2-0 të fiksuar nga golat e Guerreiro në të 32' e Hakimi në të 78'. Verdhezinjtë shkojnë kështu për momentin -1 nga Bayern Mynih, që duhet të luajë me Frankfurt, përpara se javën e ardhshme të përlasen direkt në Dortmund.

Pas një sezoni të jetuar me ulje e ngritje, Havertz po merr përdore Leverkusen: pas dygolshit të hënën ndaj Werder, talenti gjerman ka shënuar një tjetër kundër Gladbach. Vendosi pikërisht dygolëshi i Havertz (në të 7' e 58' me penallti) e goli i Bender (në të 81'), për të fundosur Borussia Moenchengladbach. I kotë goli i barazimit momental 1-1 shënuar nga Thuram që përpara avantazhit të dytë të miqve ka cuar dëm një top për gol. Fohlen rrezikojnë të dalin nga zona Champions (mjafton një barazim i Leipzig) për herë të parë nga java e gjashtë e kampionatit. Vitin e kaluar ndodhi ekzaktësisht e njëjta gjë, me Gladbach që humbi mundësinë për të marrë pjesën në kompeticionin më të rëndësishëm për klube pikërisht në minutat e fundit të turneut, duke u kaluar nga Leverkusen. Bayer merr kështu fitoren e tretë radhazi, me 11 gola të shënuar në total. Në garën drejt Champions, Aspirinat po i shkaktojnë dhimbje koke kundërshtarëve.

Ndodhi si pritej në Wolfsburg: Ujqit dukej se i trembeshin Dortmund që në fillim e qendruan në pritje, duke u munduar të bënin rezistencë në zonën tyre të penalltisë. Borussia u tregua e matur dhe e kthjellët e nuk e humbi durimin, duke shfrytëzuar rastin e parë të vërtetë për gol: Brandt në të 32' shërbeu për Hakimi, që u fut në zonë e shërbeu për Hazard. Belgu shkoi në fundore dhe krosoi në qendër ku Guerreiro shënoi avantazhin. Në pjesën e dytë Wolfsburg shkoi në disa raste pranë barazimit (traversë e Steffen), por Dortmund rezistoi e, pasi kaloi momentin më të vështirë, mori lojën në dorë, duke mbyllur ndeshjen në kundërsulm: Sancho e Haaland përfituan nga hapësira për ti dhënë mundësinë Hakimi të shënojë me një diagonale. E në pritje të përplasjes direkte verdhezinjtë mund të vazhdojnë të ëndërrojnë titullin.

Fitore me peshë e Werder që mposhti Freiburg në shtëpinë e tij: përfundoi 1-0 me golin e Bittencourt në të 19', duke shkuar tashmë -2 nga Dusseldorf i parafundit. Anullohet, në kohë shtesë barazimi i Freiburg. Barazojnë 1-1 Paderborn e Hoffenheim.

GERMANY - BUNDESLIGA

Borussia Mönchengladbach 1 - 3 Bayer Leverkusen

Freiburg 0 - 1 Werder Bremen

SC Paderborn 07 1 - 1 Hoffenheim

Wolfsburg 0 - 2 Borussia Dortmund

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI