Flash

Gjendet pa jetë futbollisti: 24 vjecari ishte rritur në moshat e PSG

Lapsi.al 23 May 2020
Gjendet pa jetë futbollisti: 24 vjecari ishte rritur në moshat e PSG

Mbrojtësi francez 24 vjecar Jordan Diakase ka humbur jetën në moshën 24 vjecare në Paris. Nuk janë zbuluar ende shkaqet e vdekjes së futbollistit, lajmin për të cilin e ka dhënë klubi i tij aktual, AS Furiani-Agliani, klub i divizionit të tretë. Shoqëria shprehet e "tronditur dhe i gjendet pranë familjes së Jordan".

Diakase mbërriti tek Furiani në korrikun e vitit të kaluar. Mbrojtësi e kishte nisur karrierën në moshat e Psg, në të cilët në 2012 ishte përfshirë në skuadrën B. Nuk arriti megjithatë të bënte kapërcimin në kualitet, duke u larguar nga Psg në 2015. Pa kontratë, mbrojtësi kishte luajtur më parë për Chaux-de-Fonds e pastaj NK Rudes.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI