Flash

Video/ Përqafimi i fundit mes Simonit e Ronaldos: "Një maestro"

Lapsi.al 22 May 2020
Video/ Përqafimi i fundit mes Simonit e Ronaldos: "Një
Ronaldo flet me gazetarët, Gigi Simoni mbërrin aty, si gjithnjë me shumë kujdes. Eshtë 9 mars 2018, festa e Inter. Të dy shihen pas shumë kohësh e ishte momenti i nostalgjisë. Ronnie shpejton ti thotë: "Herën e fundit që më keni parë (duke iu drejtuar me ju) isha shumë më i dobët. E flokët e thinjur - i thotë ish-trajnerit -, i keni dhuratë nga ne". Pastaj të dy gjithnjë para mikrofonëve, tregojnë episode që i kthyen në kohë. Ashtu si është kthyer në kohë Fenomeni kur mësoi humbjen e trajnerit të tij të parë në Serie A. https://www.youtube.com/watch?v=dPDxRkJAY0w "Gigi Simoni nuk ishte vetëm një trajner për mua. Nëse sot mendoj pr të, mendoj për një burrë të ditur e të mirë, që nuk të urdhëronte ti bëje gjërat, por të shpjegonte sepse ato gjëra ishin të rëndësishme. Mendoj për një maestro, si në atë foto që bëmë për Krishtlindje: ai dirigjenti, ne orkestra. E kujtoj ashtu, me atë buzëqeshje, zërin e tij të qetë, këshillat e tij të çmuara. Mund e duhet të fitonim më shumë, por fituam së bashku, gjëja që na rekomandonte gjithmonë: faleminderit mister, më ke mësuar shumë më tepër se e imagjinon" shkruan Ronaldo në Instagram.
 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI