Flash

Tifozi simbol i Spanjës dhe tamburi i tij i pandarë nga 1979: "Jam i detyruar ta shes"

Lapsi.al 22 May 2020
Tifozi simbol i Spanjës dhe tamburi i tij i pandarë nga 1979:

Koronavirus ka gjunjëzuar edhe Spanjën e tifozin simbol të Roja Manolo ("El bombo de Espagna"). Manuel Caceres Artesero, 71 vjecar, e ndjek kombëtaren iberike kudo nga 1979, por tani është i detyruar të shesë tamburin e tij po aq të famshëm sa ai vetë. 71 vjecari e ka tamburin mikun e tij të pandarë prej 41 vjetësh, me të cilin nxit tifozët të mbështesin Spanjën gjatë ndeshjeve. "Në të kaluarën kam marrë më shumë se një ofertë për instrumentin tim, por gjithnjë jam përgjigjur se nuk do ta shisja për asgjë në botë. Tani mund të jem i detyruar ta bëj...", pranon Manolo, gati 400 'prezenca' me Kombëtaren spanjolle e tifoz i madh i Valencia.

Katër tamburë kanë një vlerë të vecantë në sytë e tij: ato të Europianit 2008 e 2012 e ai i Botërorit 2010, të gjithë të fituar nga Spanja. Pastaj është edhe ai që iu vodh gjatë një ndeshje miqësore mes Spanjës e Kolombisë, në Murcia. "Shtypi i gjithë botës u mobilizua, të gjithë kërkonin tamburin tim. Në fund u gjet nga ushtarët në Madrid".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI