Flash

Sarri e Allegri duhet të kenë rezerva për Khedira: "Mourinho trajneri më i mirë që kam patur"

Lapsi.al 21 May 2020
Sarri e Allegri duhet të kenë rezerva për Khedira: "Mourinho

Sami Khedira ka dhënë vlerësimin e tij për trajnerët që ka patur e nuk duket se ka shumë dyshime për atë që duhet vënë në majë të listës: "Gjatë karrierës sime kam patur trajnerë të mëdhenj. Kam qenë në gjendje të mësoj nga kushdo prej tyre e edhe nëse nuk më pëlqenin disa gjëra, kam marrë me vete ato pozitive - ka thënë gjermani duke iu përgjigjur ndjekësve të tij gjatë një lidhje direkte në Instagram - Më impresionuesi ishte Mourinho, ai besonte tek unë. Hapi më i madh ishte kur kalova nga Stuttgart tek Real Madrid pas Botërorit 2010. Më ka dhënë shumë dijeni teknike e më ka përmirësuar si person, kam një raport të mirë me të e dëgjohemi edhe sot".

Mesfushori bardhezi, që është kthyer sot të stërvitet në Continassa, ka folur edhe për Cristiano Ronaldo, me të cilin ka ndarë një rrugëtim të gjatë: "Është një lojtar i jashtëzakonshëm e edhe një person fantastik. Luaj me të prej 7 vjetësh, 5 tek Real e 2 tek Juventus. Sipas meje ai është një nga më të mirët e historisë, ka kapacitet, ambicje, kërkon të fitojë gjithnjë, edhe në stërvitje. Është gjithnjë një model për të gjithë personat e për të gjithë futbollistët. Është një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohëve, jam shumë i lumtur që mund të stërvitem me të".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI