Flash

Milan përshpejton lëvizjet për Rangnick e... Jovic

Lapsi.al 21 May 2020
Milan përshpejton lëvizjet për Rangnick e... Jovic

Milan priste sinjale për rinisjen e kampionatit për të shtuar ritmin e presingut për Rangnick. Fakti se mund të besojë tek të ardhura ekonomike të sigurta - mbi të gjitha në të drejtat tv - i ka lejuar kuqezinjve të përcaktojnë më mirë buxhetin që do të jetë në dispozicion për revolucionin që ka në mendje gjermani. 100 milionë për të hedhur në merkato, shifra e kërkuar nga Profesori e se pikërisht ajo është aprovuar nga krerët e fondit Elliot.

Rangnick - që javën e ardhshme mund të fluturojë në London Gordon Singer - është gati të firmosë një kontratë tre vjeçare për 6 milionë euro duke marrë detyrën e dyfishtë trajner e drejtues. Ragnick që fillimisht kishte kërkuar 18 bashkëpunëtorë, tani duket se po vjen përballë nevojave të Milan, duke i dhënë më tepër hapësirë burimeve që janë që tani në klub.

Projekti Rangnick fluturon edhe në lidhje me merkaton, ku gjermani i ka idetë të qarta. Ibra mund të qendrojë, por duhet të pranojë mundësinë për të rritur profesionalisht sulmuesit e rinj që do të vijnë në Milano si Luka Jovic i Real Madrid, emri i parë në listën e gjermanit, por nëse serbi nuk jep shumë garanci, pas dëmtimit të fundit e një sezoni për tu harruar, Raiola propozon Myron Boadu talentin 19 vjecar të kombëtares hollandeze e të AZ Alkmaar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI