Flash

San Siro mund të shembet, si Teatri Kombëtar: "Nuk ka interes kultural"

Lapsi.al 21 May 2020
San Siro mund të shembet, si Teatri Kombëtar: "Nuk ka interes

San Siro mund të shembet. "Nuk përfaqëson interes kultural në lidhje me nenet 10, 12 e 13 të Kodit", ka stabilizuar Komisioni rajonal për pasurinë kulturale të Lombardisë pas kërkesës së prezantuar në 13 nëntor nga kryebashkiaku i Milanos Beppe Sala e kështu nuk duhet të mbrohet nga Mbikqyrja e pasurive kulturale. Në këtë pikë, i hapet rruga projektit i prezantuar nga Inter e Milan për realizimin e një impianti të ri në zonën e Meazza.

Në dokument, shkruhet ndër të tjera: ""shtresimet, rregullimet dhe shtesat e bëjnë stadiumin një vepër të karakterizuar nga ndërhyrjet e viteve 1953-'55, përveç atyre të viteve 1989-'90, si dhe nga punimet pas vitit 2000, më saktë një arkitekture që i nënshtrohet një transformimi të vazhdueshëm bazuar në nevojat që lidhen me përdorimin publik dhe sigurinë dhe rregullimet e ndryshme rregullatore specifike për destinacionin si një arenë futbolli dhe argëtimi publik".

Dy shoqëritë kanë zbuluar projektet e fundit për stadiumin e ri, fryt i dialogut të muajve të fundit me administimin komunal, që kishte vendosur kushte të ndryshme, mes të cilave rifunksionalizimi i Meazza-s. Projektet e reja, të zhvilluara nga studio e arkitekturës Populous e Manica/Sportium, parashikojnë një Stadium të ri, modern e me standardet më të larta, e ruajtjen e elementëve të impiantit aktual Giuseppe Meazza në kontekstin e një zone të re të dedikuar sportit e argëtimit të shfrytëzueshëm 365 ditë në vit, me sipërfaqe të gjelbërta për 106,000 m2 (d.m.th. dyfishin e 56,000 m2 aktual). Do të jetë një ‘qendër’ e dedikuar për aktivitete sportive, rekreative dhe kulturore, të vendosura si ‘në vend të hapur’ ashtu edhe ‘brenda’, ‘pista vrapimi’, rrugë për bicikleta, palestër, ‘park skateboardi’, fushë mini-futbolli, muze sportiv: shumica e shërbimeve sportive do të jenë në dispozicion falas në shërbim të milanezëve dhe qytetarëve të lagjeve fqinje.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI