Flash

Kursi i këmbimit sjell Cebolinha në Serie A: Gremio thotë po për 25 milionë euro

Lapsi.al 20 May 2020
Kursi i këmbimit sjell Cebolinha në Serie A: Gremio thotë po

Mes Everton e Napoli mungon vetëm aprovimi i një lojtari që në Brazil po i ngjit shkallët me shpejtësi dhe duket perfekt për 4-3-3 të Rino Gattuso. Gremio është gati ti thotë po ofertës prej 25 milionë euro të prezentuar nga klubi i De Laurentiis, por për të përfunduar operacionin është e nevojshme të bindet djaloshi, që ka kërkuar kohë përpara se të marrë një vendim kaq të rëndësishëm.

25 milionë euro nuk dukeshin mjaftueshëm për Gremion, por kursi i favorshëm po ndihmon Napolin në tratativën për të arritur tek lojtari i talentuar Everton i njohur si "Cebolinha", sulmues krahu i shpejtë me një driblim dehës. Kursi i këmbimit mes euro e real në këtë moment është rreth 6,25 ndërsa tre muaj më parë ishte 4. Kjo do të thotë se mes janarit e shkurtit, 25 milionë euro ishin 100 milionë reais, sot janë 155 milionë reais. Ky është motivi që presidenti i Gremios, Romildo Bolzan Junior, ka thënë "po".

Akordi me Gremio është një hap përpara i rëndësishëm, por tani nis pjesa e komplikuar e operacionit. Duhet bindur lojtari të cilit i është ofruar një kontratë katër vjecare prej rreth 4 milionë në sezon. Everton nuk ka thënë "jo", por pasi ishte një yll në Copa America të 2019 do të shohë qartë deri në fund. Në moshën 24 vjecare e kupton se është momenti më i mirë në karrierë e nuk do të marrë vendime të gabuara.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI