Flash

Barcelona përdor senatorët për të bindur Lautaron: "E pamë kur u përballëm me Inter"

Lapsi.al 20 May 2020
Barcelona përdor senatorët për të bindur Lautaron: "E

Presingu asfiksues që po ushtron Barcelona kundrejt Lautaro Martinez vazhdon e pas mesazheve të lëshuara nga Messi për argjentinasin, këtë herë në fushë ka zbritur Ivan Rakitic: "Lautaro? Unë, ashtu si Barcellona, dua më të mirët për skuadrën time. E ai është një nga ata lojtarë, e pamë personalisht kur u përballëm me Inter", ka deklaruar mesfushori kroat në një intervistë për Radio Cope, si një mesazh për sulmuesin argjentinas, që pëlqehet kaq shumë në Katalonjë.

Në fakt, vetë Rakitic mund të mos jetë në sezonin e ardhshëm në Camp Nou, duke qenë në skadencë kontrate në 2021 e gjithnjë në qendër të interesimit të klubeve të mëdha europiane, por ky pozicionim është edhe një mesazh për direct të interesuarit dhe vetë Barcelonën. "Prisja që në këto muaj karantinë për Koronavirus Bartomeu të më bënte një telefonatë – ka thënë kroati për klubin blaugrana - Në ditët e lockdoën kam folur me Abidal për rikthimin e mundshëm të futbollit. Nuk kam mendime të këqija, kur firmos një kontratë mendimi im është ta coj në fund. Nuk mendoj tani për atë që do të ndodhë nesër, jam i përqendruar në ato pak ndeshje të Liga që mbeten për tu luajtur, e pastaj të shohim...".

Rakitic, që në javët e ardhshme ishte shprehur i gatshëm të rrezikonte edhe një infektim vetëm që të kthehej në fushë, ka thënë mendimin e tij edhe për grumbullimet e zgjatura si parandalim për rrezikun e infektimit nga Koronavirus: "Nuk shërbejnë për asgjë, nuk na ndihmojnë në asnjë mënyrë".

Të këshilluara

Lajm i bujshëm nga Spanja: Pjanic tek Barelona

Siguria është që drejtuesit e Barcelonës janë të bindur që Miralem Pjanic është një pjesë shumë e rëndësishme për skuadrën e "temporada" 2020-21. Problemi, në d...

11:30

Al-Khelaifi del hapur: PSG "thërret" Ronaldon

Një deklaratë që ngjan shumë me një mesazh dashurie e që duhet ta bëjë vigjilent Juventus në lidhje me lojtarin e saj më përfaqësues. Al-Khelaifi është i cmendu...

16:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI