Flash

Al-Khelaifi del hapur: PSG "thërret" Ronaldon

Lapsi.al 19 May 2020
Al-Khelaifi del hapur: PSG "thërret" Ronaldon

Një deklaratë që ngjan shumë me një mesazh dashurie e që duhet ta bëjë vigjilent Juventus në lidhje me lojtarin e saj më përfaqësues. Al-Khelaifi është i cmendur pas Cristiano Ronaldo e nuk përdor fjalë indirekte për ta sqaruar konceptin. Madje ajo e presidentit të Paris Saint Germain mund të jetë edhe një mesazh për portugezin. "Vit pas viti Cristiano Ronaldo tregon një vendosmëri unike, një forcë të jashtëzakonshme karakteri - ka deklaruar presidenti i Psg për France Football -. Mbetet gjithnjë i motivuar nga dëshira për tu përmirësuar ditë pas dite, duke u shtyrë përtej limiteve".

"Admiroj këtë forcë të një vullneti të pathyeshëm. Eshtë një shembull për të gjithë atletët e të ardhmes. Bujaria e tij jashtë fushës nuk është plotësisht e njohur", ka shtuar pronari i PSG duke folur për CR7, duke vlerësuar mbi të gjitha aftësinë e tij për të ruajtur kujdesin për punën. Deklarata që nuk kanë kaluar pa vëmendje, duke nxitur zërat e merkatos për të ardhmen e kampionit portugez, me mundësinë për ta parë me fanellën e Psg. Në këtë rast Al-Khelaifi ka dalë hapur: Parisi "thërret" Ronaldon.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI