Flash

Lacazette në telashe: thith tym nga tullumbaci, në divanin e shtëpisë

Lapsi.al 18 May 2020
Lacazette në telashe: thith tym nga tullumbaci, në divanin e
Alexandre Lacazette ka përfunduar në stuhinë e kritikave. Sulmuesi i Arsenal ka marrë faqet e para të tabloidëve britanikë sepse është filmuar ndërsa thithte gaz nga një tullumbac. Video i është dërguar nga vetë lojtari disa miqve e pastaj është shpërndarë në ëeb nga dikush. Pozicioni i Gunners është për ta zgjidhur përbrenda cështjen. Mbetet për tu kuptuar përmbajtja e tymit që ka thithur sulmuesi brenda tullumbacit, edhe pse me shumë mundësi duhet të jetë Hippy Crack, një substancë e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, por që ka efekte euforizues. Arsenal ka bërë të qartë se bëhet fjalë për një “Cështje private që po e marrim seriozisht”. Lojtari, në imazhet e shpërndara në rrjetet sociale e jo vetëm, duket që thith tymin ndërsa është shtrirë në divan. Relaks e zbavitje në shoqëri të miqve (virtualë) të cilëve vetë sulmuesi i ka dërguar filmimin. 18 muaj më parë, një episod i ngjashëm e kishte përshirë francezin. Këtë herë me Lacazette, morën pjesë edhe Aubameyang, Kolasinac, Özil e Guendouzi, protagonistë të një video që tërboi jo pak drejtuesit e shoqërisë londineze.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI