Flash

Gjermania ndalon përqafimet pas golit: 'karton i verdhë' zyrtar për Hertha Berlin

Lapsi.al 18 May 2020
Gjermania ndalon përqafimet pas golit: 'karton i verdhë'

Nuk ka përqafime në kohën e koronavirus, as në fazën 2, madje aspas rifillimit të kampionatit. Në fushë markohesh ngushtë, tërhiqesh e kapesh në zonë në goditjet e këndit, por pas një goli cdokush duhet të festojë për vete. Protokolli i Bundesligës, e rinisur të shtunën, është i qartë (e nuk do të jetë ndryshe nga vendet e tjera në këtë këndvështrim) e pas polemikave, sot mbërriti edhe një paralajmërim për lojtarët e Hertha Berlin, protagonistë të një festimi shumë të afërt në rastet e golave të fitores 3-0 ndaj Hoffenheim.

DFL (Liga gjermane e futbollit) ka sqaruar se Hertha nuk do të dënohet për festimin rregullthyes, por të gjithë lojtarëve i është kujtuar që të respektohet protokolli: "Ka disa linjë udhëzuese të qarta. Kemi nevojë që ti respektojmë të gjithë", ka thënë Robert Klein, administratori i deleguar i Bundesliga International, si ka bërë të ditur BBC. "Klubet po punojnë në mënyrë aktive me lojtarët. Flasin cdo ditë për të kujtuar cfarë duhet bërë për të siguruar të drejtën të luhet një ndeshje e dytë, një e tretë e të përfundohet sezoni".

Të këshilluara

Video/ Një francez mbyll llogarinë e Bayern

Bayern Mynih shënon edhe golin e sigurisë, që i mjafton të marrë fitoren përballë Union Berlin, në ndeshjen e javës së 26, e para për bavarezët pas ndalesës për...

19:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI