Flash

Holyfield stërvitet për ndeshjen e tretë me Tyson: "Po flasim"

Lapsi.al 17 May 2020
Holyfield stërvitet për ndeshjen e tretë me Tyson: "Po

"Disa përfaqësues të mi po flasin me të tijtë. Nuk kemi mbyllur një akord konkret, por diskutimi po ecën mirë". Ish-kampioni i botës së peshave të rënda Evander Holyfield ka pranuar se janë me baza zërat për një rikthim të tij në ring, në moshën 57 vjecare, për një sfidë të tretë kundër Mike Tyson. 53 vjecari 'Iron Mike' ka rifilluar të stërvitet falë edhe lockdoën, e thotë se nuk është ndjerë kurrë kaq mirë. Kështu edhe Holyfield 'The Real Deal' ka rimarrë rrugën e ringut me seanca stërvitore impenjative.

"Diskutimi është ky - ka thënë sërisht Holyfield -: ai kishte nisur të bënte dicka e unë gjithashtu. Kur njerëzit e mësuan nisën të thonë se do të ndeshemi bashkë. Tani duhet që të biem të gjithë dakord, e në cdo rast jam i qetë. Ndeshje me tre raunde? Për mua nuk është problem".

Dy ish-rivalët e mëdhenj, që janë përballur dy herë, një nga të cilat në duelin e famshëm ku Tyson i këputi, me një të kafshuar, një pjesë të veshit rivalit, do të ngjiten sërisht në ring për motive bamirësie, duke grumbulluar fonde për fondacionet respektive që merren me fëmijët e braktisur. "Me fondacionin tim - ka nënvizuar Holyfield - unë dua të ndihmoj fëmijët e ti bëj të kuptojnë se kur dikush kujdeset për trupin e tij, kur është i ri e nuk ka zakone të këqija, mbetet në këmbë e nuk duhet të shqetësohet cfarë lloj njeriu do të bëhet apo nëse do të ketë nevojë për ndihmën e dikujt".

Të këshilluara

Video/ Një francez mbyll llogarinë e Bayern

Bayern Mynih shënon edhe golin e sigurisë, që i mjafton të marrë fitoren përballë Union Berlin, në ndeshjen e javës së 26, e para për bavarezët pas ndalesës për...

19:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI