Flash

Video/ Apeli prekës i Maradonës: "Ndihmoni njerëzit të ushqehen, e di çfarë është uria"

Lapsi.al 17 May 2020
Video/ Apeli prekës i Maradonës: "Ndihmoni njerëzit të
Diego Armando Maradona kujton fëmijërinë e tij dhe mallëngjehet. Pibe de Oro ka lëshuar edhe një apel prekës në Corazones Solidarios, një OJQ që ndihmon fëmijët në nevojë, duke shpërthyer në lot: "Ndihmoni njerëzit të ushqehen. Nuk po bëj shfaqje, kam kaluar vetë përmes kësaj vështirësie. Kam vuajtur shumë të ftohtin në Villa Fiorito" shkruan ish-futbollisti i madh duke iu referuar provincës së Buneos Aires, vendi ku është rritur". Diego Armando Maradona mbetet një idhull për të gjithë argjentinasit, një shembull për shumë të tjerë. Për të sensibilizuar njerëzit në luftën kundër koronavirus, në statujën e tij jashtë stadiumit të Argentinos Juniors ku Pibe de Oro hodhi hapat e parë si futbollist, është vendosur në mënyrë domethënëse një maskë kundër virusit, masë e detyrueshme edhe në Buenos Aires. Ish-numri 10 ka bërë edhe pjesën e tij në luftën kundër koronavirus. Legjenda argjentinas i komunikoi Gimnasia La Plata gatishmërinë për të ulur pagesën e tij, për të ndihmuar klubin në një moment të vështirë për shkak të pandemisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI