Flash

Historia qesharake e Diekmeier: priti dy muaj për tu kthyer në fushë, del me të kuq pas 4 minutash

Lapsi.al 17 May 2020
Historia qesharake e Diekmeier: priti dy muaj për tu kthyer në

Shumë kohë për tu kthyer në fushë e pastaj… del nga terreni i lojës pas katër minutash. Paradoksi i rifillimit, me skuadrat gjermane të Bundesliga e Zëeite Bundesliga sërisht në fushë pas dy muajve ndalesë për shkak të pandemisë së koronavirus. Programi i fundjavës gjermane, në qendër të vëmendjes së gjithë botës, nisi me ndeshjet e të dytës. Kështu, futbollistët e Bochum, Hedenheim, Erzgebirge Aue, Sandhausen, Jahn Regensburg, Holstein Kiel, Karlsruher e Darmstadt kanë qenë të parët që zbritën në fushë për të rifilluar aktivitetin.

Për dikë, megjithatë, gëzimi për kthimin në fushë ka zgjatur fare pak. Katër rrotullime minutash, koha e duhur për të kryer një faull si lojtar i fundit në zonën e tij të penalltisë e të shihte para fytyrës kartonin e kuq. Protagonisti, natyrisht negativ, është Dennis Diekmeier, mbrojtësi i Sandhausen, që pasi e preku topin vetëm një herë deri në atë moment, si shpjegon Sportbible, ka llogaritur keq kohën e ndërhyrjes duke penguar kundërshtarin në zonë.

I kuq, penallti e avantazh për vendasit e Erzgebirge Aue, me Dimitrij Nazarov që mori kënaqësinë e futbollistit të parë që shënoi gol pas izolimit. Një gabim ai i Diekmeier, që i kushtoi rëndë Sandhausen. Me 10 lojtarë gjithë ndeshjen humbi 3-1, duke rrezikuar tashmë të përfundojë në zonën e rënies nga kategoria. Por ajo që do mbetet gjithnjë në mendje nga kjo ndeshje është kartoni i kuq për mbrojtësin. Prit kaq gjatë për të luajtur përsëri, por qendroi në fushë shumë pak për ta shijuar…

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI