Flash

F1, Singapore kërcënon: i hapur për publikun ose tërhiqemi

Lapsi.al 16 May 2020
F1, Singapore kërcënon: i hapur për publikun ose tërhiqemi

Çmimi i Madh i Singaporit i parashikuar për në 20 shtator, nuk mund të zhvillohet me dyer të mbyllura. Lajmin e kanë bërë të ditur "Straits Times", e përditshmja e qytet-shtetit, sipas së cilës organizatorët kanë vënë në dyshim zhvillimin e garës së 16-të në kalendarin e Botërorit 2020 të Formula 1, që është tronditur shumë herë deri tani për shkak të pandemisë së Covid-19 që përfshiu gjithë sportin botëror.

"Nuk është e mundur të zhvillojmë garën me dyer të mbyllura. Edhe pse prioriteti maksimal mbetet mirëqenia dhe siguria e tifozëve tanë, vullnetarëve e të gjithë qytetarëve të Singaporit", ka shpjeguar një zëdhënës. Gara e vitit të kaluar në cirkuitin e Marina Bay është ndjekur nga 268.000 spektatorë gjatë tre ditëve. Aktualisht, Singapori llogarit gati 27.000 raste të koronavirus e qeveria ka urdhëruar lockdoën në nivel kombëtar që duhet të zgjasë deri në 1 qershor.

Formula 1 për momentin ka ndërmend të fillojë kampionatin 2020 në korrik, me garat në Austria e Britaninëe Madhe, që do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Deri tani, tre Cmime të Mëdha janë anulluar (Australia, Franca, Monako) e shtatë të tjerë janë zhvendosur (Azerbaixhan, Bahrain, Kanada, Kinë, Spanjë, Hollandë e Vietnam). Organizatorët e GP Singapore, sidoqoftë, kanë sqaruar se po mbajnë të hapur dialogun me Fia e Liberty Media.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI