Flash

Vetëm Chiellini mund ta pëlqente: "Dëmtimi i Salah ishte mjeshtëror"

Lapsi.al 16 May 2020
Vetëm Chiellini mund ta pëlqente: "Dëmtimi i Salah ishte

Autobiografia e Giorgio Chiellini konfirmohet një rast i vërtetë mediatik dhe në këto javë ka krijuar polemika në të paktën tre raste. Pas fjalëve për Balotelli e Felipe Melo, e zbulimit të dobësisë alkolike të Vidal, debatin do ta krijojë deklarata e vlerësimit për Sergio Ramos, për një veprim që është dënuar praktikisht nga pjesa dërrmuese e opinionit publik: "Mund të thonë që është impulsiv, që ka pak orientim taktik, që është fajtor në 8-10 gola të pësuar cdo sezon... por ka dy karakteristika që askush nuk i ka si ai: di si të jetë vendimtar në ndeshje të rëndësishme, me ndërhyrje përtej cdo logjike e duke provokuar dëmtime me qëllime djallëzore. Ajo ndaj Salah ishte mjeshtërore".

Referimi, natyrisht, është për faullin e spanjollit në dëm të egjiptianit pas 30 minutash në pjesën e parë të finales së Champions League 2018. Dëmtimi në shpatull e detyroi yllin e Liverpool të braktiste para kohe ndeshjen më të rëndësishme të sezonit duke e lënë Reds pa lojtarin që i kishte tërhequr deri në Kiev me gola e përfaqësime prej fenomeni: "Ai, mjeshtri Sergio, ka thënë gjithnjë se nuk ishte qëllimi i tij të provokonte dëmtimin, por kur rrëzohesh ashtu dhe nuk e këshon kapjen, e di se 9 raste në 10 rrezikon ti thyesh krahun kundërshtarit", ka nënvizuar Chiellini.

Përtej ligësisë, mbrojtësi bardhezi lavdëron edhe lidershipin e karizmën e kolegut: "Pa të, yje si Varane, Carvajal e Marcelo duken si lojtarë të të rinjve e Real Madrid transformohet në një skuadër të pambrojtur".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI