Flash

Rrëfimi i natës më të keqe në jetën e Bendtner: "Humba gati 6 milionë euro në poker"

Lapsi.al 15 May 2020
Rrëfimi i natës më të keqe në jetën e Bendtner:

Jeta e Nicklas Bendtner jashtë fushës vazhdon të befasojë, edhe tani që lojtari është pa skuadër prej muajsh e që duket një hap larg tërheqjes. Ish-sulmuesi i Arsenal ka rrëfyer një nga momentet e tij të errëta gjatë një reality shoë danez: "Kam luajtur shumë poker në jetën time. Kam luajtur shpesh edhe kundër profesionistëve, që kur isha 19 vjec - ka rrëfyer ai - Sa para kam humbur? Vështirë ti llogarisësh, por do të thosha rreth 6 milionë euro. Nuk do thosha se kam patur problem me lojërat e fatit, kam qenë gjithnjë në gjendje ta kontrolloja. Sidoqoftë, një natë në Londër, gjërat dolën jashtë kontrollit e mund të kishte përfunduar shumë keq...".

Mes rrahjeve me shokët e gjobave për drejtim të makinës në gjendje të dehur, karriera e Bendtner është karakterizuar nga episode kontroverse e shumë madje, aq sa në memorje ka mbetur më shumë për to, se veprimet në fushë. Në 2018 danezi u dënua me 50 ditë burg pasi sulmoi një taksist duke i thyer nofullën.

Problemet me pokerin, të paktën ato, duket sikur janë vetëm një kujtim i keq: "Pas asaj ngjarje në Londër kam luajtur vetëm me pak para - ka shpjeguar - Mblidheshim me disa miq e vinim rreth 12 stërlina secili për të luajtur...".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI