Flash

Barcelona nxjerr në fushë Messi për të bindur Lautaron: "Lojtar impresionues"

Lapsi.al 15 May 2020
Barcelona nxjerr në fushë Messi për të bindur Lautaron:

Presingu i Barcelonës mbi Lautaro Martinez nuk zbehet aspak nga zërat për problem financiare, e tani në lojë futet edhe... Lionel Messi. Kampioni argjentinas kishte folur edhe më parë fjalë të mira për Toro, por në një intervistë për Mundo Deportivo, ka dalë hapur në mbështetje të një blerje të mundshme të klubit blaugrana: "Mendoj se është një sulmues impresionues, e kisha thënë edhe më parë. Driblon mirë, shënon, di të mbrojë topin, është i fortë". Por pastaj një vendosje në ekuilibër, si për të zbehur presionin mbi klubin: "Nuk e di nëse Barça po negocion, të shohim cdo të ndodhë".

Messi ka folur edhe për situatën e klubit në lidhje me pandeminë: "Kam luajtur me dyer të mbyllura e është e cuditshme të përqendrohesh. Dua të kthehem të luaj por nuk duam të ndahemi nga familjet. Rreziku për tu infektuar është kudo, mjafton të dalësh nga shtëpia. Kështu, mundohem të mos mendoj shumë përndryshe nuk del më jashtë".

"Të kthehesh të stërvitesh është një hap i vogël përpara por nuk duhet të ulim kujdesin e të ndjekim protokollin, duke adaptuar në maksimum masat parandaluese" shpjegon kapiteni blaugrana. Një situatë që penalizon edhe merkaton: "Kemi drejtues të aftë që do mendojnë për të. E qartë se do të jetë më e vështirë të veprosh e duhet të jesh i zoti për të përmirësuar një skuadër që është e fortë që tani".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI