Flash

“Kush ndërpret kampionatet në kualifikuese për Champions”: Ceferin nuk heq dorë as nga Fair Play Financiar

Lapsi.al 15 May 2020
“Kush ndërpret kampionatet në kualifikuese për

Plani i Uefa-s për të mbyllur sezonin 2019/20 është i qartë e presidenti Ceferin e shpjegon kështu: "Mendoj që pjesa kryesore e ligave të Europës, le të themi 80%, do të përfundojnë sezonin. Kush nuk e bën, zgjedhje autonome, duhet të luajë kualifikueset nëse do të marrë pjesë në kompetcionet e ardhshme Uefa". Konfirmohen edhe Kupat: "Edhe sezoni europian do të kompletohet; nëse gjithcka mbetet sic është, vazhdojmë në gusht".

Ceferin, duke folur për beIN Sports, komenton zgjedhjet e kampionateve të ndryshme: "Gjëja më e rëndësishme për ne është të dime klasifikimin përfundimtar për të përcaktuar kualifikueset për Kupat e ardhshme. Personalisht besoj se anullimi i sezonit shumë shpejt nuk është ideal, gjërat mund të përmirësohen. Por nëse vendimi është i Qeverisë, cfarë mund të bëjnë klubet apo ligat? Sipas meje ajo e Francës ishte vendim i pamatur. Por nuk i takon Uefa-s".

Numri 1 i futbollit europian merr shembullin e Psg e Lion: "Do të luajmë në Champions League por nuk do të zhvillojnë ndeshje deri në gusht, nuk e di nëse është e drejtë të qendrojnë pa luajtur kaq gjatë, për të diskutuar pastaj takime të rëndësishme. Por e theksoj nuk është vendimi im".

Për kalendarin 2020/21: "Nuk duket se do të ndikohet shumë, në vecanti ato Uefa". Në fund nuk mungon komenti për Fair Play Financiar: "Ndodhemi në një situatë ekonomike të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, do mundohemi ta adaptojmë por ende nuk është marrë një vendim. Situata e klubeve nuk është e lehtë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI