Flash

Revolucion francez në Paris: Koulibaly, Milinkovic-Savic e Hernandez në listën e PSG

Lapsi.al 14 May 2020
Revolucion francez në Paris: Koulibaly, Milinkovic-Savic e Hernandez

Të deklaruar kampionë të Francës para kohe, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të Ligue 1 për shkak të pandemisë së Covid-19, në pritje të kthehet të luajë në Champions League, për Psg është momenti të mendojë për sezonin e ardhshëm ku, mes lamtumirave e ardhjeve të reja, do të ndodhë një mini revolucion, sidomos në mbrojtje. Thiago Silva mund të largohet, ndërsa të sigurtë që do të ndryshojnë ambjent janë sulmuesit anësorë Kurzaëa e Meunier. Leonardo, gjithnjë i kujdesshëm në Serie A, po lëviz për të bërë goditjet e në listën e emrave kanë përfunduar Koulibaly, Milinkovic-Savic, por edhe milanistët Theo Hernandez e Donnarumma.

Qendërmbrojtësi i Napoli është gjithnjë një lojtar i vëzhguar me kujdes nga shoqëria parisiene e me të ardhmen e Thiago Silva në dyshim, Leonardo është gati të kthehet të trokasë tek De Laurentiis. Raportet mes dy shoqërive janë shumë të mira e mbrojtësi senegalez është prioriteti për drejtuesin brazilian. Koulibaly në fakt i pëlqen shumë klubeve të rëndësishme, mes të cilëve edhe Liverpool, e tratativa parashikohet e gjatë dhe e komplikuar.

Sipas asaj që bën të ditur L'Equipe, largimet e sigurta të Kurzaëa e Meunier, e kanë bërë Leonardon të ndërhyjë në merkato për një anësor dhe përfaqësimet e Theo Hernandez në vitin e parë si titullar në Serie A e kanë bërë kandidatin numër 1. Vlera e merkatos e lojtarit është dyfishuar dhe Leonardo do ta provojë, edhe pse Theo konsiderohet një nga të palëvizshmit e Milanit të ri.

Edhe në mesfushë, PSG nuk kërkon të mbetet prapa dhe po vlerëson me shumë kujdes dy situata: pistën e preferuar të Milinkovic-Savic nga Lazio. Kërkesat e Lotito e të Lazio për 25 vjecarin serb janë gjithnjë të larta, me shumë mundësi tepër edhe për klubin e pasur francez. Futbollisti i pëlqen, por nëse barriera e Tares nuk rrëzohet, është gati alternativa: Thomas Partey i Atletico Madrid, që ka një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 50 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI