Flash

Barcelona në krizë financiare: nuk ka rimbursim për abonentët e Camp Nou

Lapsi.al 14 May 2020
Barcelona në krizë financiare: nuk ka rimbursim për

Flitet shumë se cilin lojtar mund të blejë Barcellona, që sipas zërave të merkatos është e interesuar për Neymar e yje të tjerë të futbollit, por shpenzimi mund të jetë i ndaluar për shkak të situatës financiare të klubit. Nga Spanja zbulohet lajmi se shoqëria katalanase, për të mbrojtur arkat e saj, mund të mos rimbursojë asnjë nga 85 mijë abonentët e Camp Nou.

Edhe nëse rifillon futbolli, dyert do të jenë të mbyllura e besnikët blaugrana nuk mund të shkojnë në stadium. Kështu që pritet një lëvizje e shoqërisë për tu përballur me tifozët, që në fillim të sezonit kishin shpenzuar 150 deri në maksimumi 1.250 euro për të shijuar spektaklin e Messi e të tjerëve, e që sjellin të ardhura vjetore në klub për shifrën e 45 milionë euro.

Mungesa e rimbursimit do të ishte një tjetër sinjal vështirësie ekonomie e kampionëve të Spanjës që, sipas ortakut Jaume Roures (presidenti i Mediapro), kanë një debit “mostruoz” (prej të paktën 500 milionë euro) e në 2018-19 kanë parë të shkojnë në qiell të ardhurat (990 milionë) por sidomos shpenzimet (973, që klubi shpresonte ti mbante pak mbi 900). Një situatë, e përkeqësuar nga pandemia, që rrezikon ta detyrojë Barcelonëb të hidhte pak para në merkato, deri edhe të shiste ndonjë lojtar të rëndësishëm.

Sinjalet e alarmit janë shfaqur prej muajsh të publikuara nga Victor Font, sipërmarrësi kandidat për presidencën e klubit për zgjedhjet e parashikuara në 2021, kur të përfundojë mandati i Josep Maria Bartomeu. Sipas Font, klubi po përjeton prej muajsh një krizë të fortë e kjo situatë mund të bëhet kritike nëse koronavirus nuk lejon të përfundohet sezoni. Nëse kësaj do ti shtohet edhe përplasja mes Messi e Abidal për shkarkimin e Valverde, shkurtimin e të ardhurave e lufta mes Pleshtit e Bartomeu pas zbulimit se presidenti kishte angazhuar një shoqëri për të diskretituar në rrjetet sociale disa personazhe të konsideruar jo komodë (argjentinasi mbi të gjithë), kuptohet se Barcellona është aktualisht në prah të shpërthimit të krizës.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI