Flash

Serie A përcakton datën për fillimin, mjekët kundër protokollit: "Është qesharak"

Lapsi.al 13 May 2020
Serie A përcakton datën për fillimin, mjekët kundër

Ka një datë për rifillimin e Serie A. Asamblea e Lega ka propozuar 13 qershorin si ditën për rinisjen e kampionatit, me objektiv për ta mbyllur sezonin brenda 2 gushtit e pastaj të mendohet për Kupat europiane. Kalendari parashikon të luhet cdo tre ditë, me pauza vetëm për të diskutuar gjysëmfinalet e kthimit e finalen e Kupës së Italisë, që duhet të luhen në 1 e 22 korrik. E gjitha kjo është përcaktuar, ndërsa Figc pranoi formalisht protokollin shëndetësor me modifikimet e kërkuara nga Komiteti Tekniko Shkencor e ministri Spadafora do të japë lejen e stërvitjeve në grup duke nisur nga 18 maji.

Në tavolinë ishin dy data të mundshme: e shtuna 13 ose e shtuna 20. Nga sa mësohet, 16 klubevotuan për rifillimin në 13 qershor e vetëm 4 u shprehën në favor të datës 20. Një mazhorancë që shpreh qartë dëshirën për tu kthyer në fushë sa më parë, duke patur parasysh edhe programin e Uefa për Champions e Europa League.

Për rifillimin e turneut duhet të studiohet një protokoll i posacëm, në lidhje me udhëtimet, transfertat, grumbullimet e të tjera aspekte të pa kompletuara në atë për stërvitjet. Për më tepër që ky protokoll është sulmuar nga mjekët e klubeve me fjalët më të ashpra të thëna nga ai i Lazios, Ivo Pulcini: "Të fusësh gjithë stafin në karantinë në rast të një lojtari pozitiv është qesharake në këndvështrimin tim - ka thënë ai për Radio Radio - Cts nuk ka dashur të dëgjojë zërin e mjekëve të sportit, që jetojnë në fushë e jo pas një tavoline".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI