Flash

"Dita e fundit e grevës": Rabiot kthehet dhe 'plas' polemikat

Lapsi.al 13 May 2020
"Dita e fundit e grevës": Rabiot kthehet dhe 'plas'

Adrien Rabiotkthehet sot në Itali, por mund të bashkohet me Juventus vetëm pas 14 ditësh, pas karantinës së parashikuar për ata që kthehen nga jashtë. Francezi ka kaluar izolimin në Cote D'Azur duke krijuar ndonjë pakënaqësi për zgjedhjen e bërë për tu kthyer shumë kohë pas shokëve të skuadrës. Në fakt është i parafundit, me Higuain që pritet në fundjavë: nuk ka thyer asnjë rregullore të brendshme e ndoshta për këtë i ka lejuar vetes të shpërthejë polemikat... në rrjetet sociale.

"Kur kupton që ishte dita jote e fundit e… grevës" është postimi i mbrëmjes në një story në Instagram, si për të thënë që pas një rikthimi të vonuar në krahasim me grupin nuk ka motive merkato (që megjithatë mbetet në sfond, me mundësinë e ofertave nga Premier League në fund të sezonit) ose mërzi për shkurtimin e pagave.

Në fakt, Rabiot ka zgjedhur të kthehet sapo është mësuar hapja e stërvitjeve të skuadrave nga 18 maji, edhe përse në këtë pikë do të ishte Juventus - deri tani nuk kishte vendosur deadline - që do ta grumbullonte për atë datë (duke llogaritur gjithnjë karantinën që tani do ta mbajë larg grupit deri në fund të muajit).

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI