Flash

Harta europiane e rifillimit të futbollit pas Koronavirus: ja datat e kampionateve

Lapsi.al 12 May 2020
Harta europiane e rifillimit të futbollit pas Koronavirus: ja datat e

Në kohën kur në Shqipëri shpresohet të rifillohet me futbollin në fillimin e muajit qershor, edhe në pjesën tjetër të Europës futbolli po bën llogaritë me emergjencën Koronavirus e, në dakordësi me mjekët e politikën, Federatat e ndryshme po punojnë për një fillim të ri. Për momentin kjo është situata në kampionatet europianë me datat e përcaktuara dhe ato që janë pezull.

SHQIPËRIA - Po merret në konsideratë rifillimi në fundjavën e 6-7 qershorit

ARMENIA - Mendohet të rinisë në 23 maj

ANDORRA - Në pritje të një vendimi zyrtar

AUSTRIA - Rifillon në fillim të qershorit, me dyer të mbyllura. Vecantia e protokollit: në rast pozitiviteti, edhe shokët do të futen në karantinë por - me tamponin negativ - do të mund të stërviten e luajnë ndeshjet

AZERBAJXHAN - Mendohet të rifillojë në 14 maj

BJELLORUSIA - Kampionati ka nisur në 19 mars

BELGJIKA - E para që mori masën e anullimit të kampionatit: vendim i ratifikuar pas shtyrjes së Asamblesë

BOSNJA - Mendohet të fillojë në qershor

BULLGARI - Rifillimi mes 5 e 12 qershor

QIPRO - Mendohet të rifillojë në 9 qershor

KROACI - Mendohet të rifillojë në 6 qershor

DANIMARKA - Rifillon në 29 maj

ESTONIA - Fillimi i fiksuar për në 19 maj

ISHUJT FAROE - Kampionati i nisur në 9 maj

FINLANDA - Po vlerësohet rifillimi në korrik

FRANCA - Kampionati i anulluar në 30 prill, titujt e vendosur e rrëzimet e zyrtarizuara. Rinis në 2020/21.

UELLSI - Mendohet të rinisë në 2 qershor

GJEORGJIA - Ende asnjë vendim

GJERMANIA - Kampionati i parë elitar gati: rinis në 16 maj, fundi i sezonit është fiksuar në 27/28 qershor.

GJIBRALTAR - Kampionati i anulluar

GREQIA - Mendohet të rifillojë në 6 qershor

KAZAKISTAN - Do të kthehet në fushë në 31 maj

KOSOVA - Mendohet të fillojë në 30 maj

ANGLIA - Leja është për datën 1 qershor, por klubet mendojnë për në 12

IRLANDA - Fillimi i parashikuar përpara korrikut

ISLANDA - Do të rinisë në 13 qershor

IZRAELI - Rikthimi në 30 maj

ITALIA - Objektivi të rifillojë në mesin e qershorit, kjo mund të jetë java vendimtare.

LETONIA - Mendohet të rinisë në qershor

LITUANIA - Do të rifillojë në 29 maj

LUKSEMBURG - Kampionati i anulluar

MOLDAVIA - Fillimi i fiksuar në 20 qershor

MALI I ZI - Do të rinisë në 2 qershor

NORVEGJIA - Do të rifillojë në 16 qershor

HOLLANDA - Kampionati i anulluar pa dorëzim titulli, por ka një ankimim të Utrecht

POLONIA - Rifillon në 29 maj

PORTUGALI - Rifillimi i fiksuar për në 30 maj, Divizioni B nuk do të rinisë

REPUBLIKA CEKE - Do të rifillojë në 29 maj

RUMANIA - Do të kthehet në fushë në 5 qershor

RUSIA - Mendohet të rinisë mes 21 e 28 qershor

SKOCIA - Kampionatet e Divizionit të dytë, tretë e katërt janë deklaruar të mbyllur. Pritet vetëm vendimi për Scottish Premiership

SERBIA - Do të rinisë në 30 maj

SLLOVAKIA - Mendohet të rinisë në qershor

SLLOVENIA - Akoma asnjë vendim

SPANJA - La Liga ka zgjedhur 12 qershorin si data e mundshme për rikthimin në fushë, pr shumë dyshime mes lojtarëve.

SUEDIA - Mendohet të rifillojë në 14 qershor

ZVICRA - Rifillon në 8 qershor

TURQIA - Do të rinisë në 12 qershor

UKRAINA - Fillimi i programuar për 28-29 maj

HUNGARIA - Do të rinisë në 23 maj

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI