Flash

Ferrari zyrtarizon divorcin me Vettel: katërt herë kampioni i botës e ka sezonin e fundit

Lapsi.al 12 May 2020
Ferrari zyrtarizon divorcin me Vettel: katërt herë kampioni i
Duket gjithcka e thjeshtë për rinovimin e kontratës në skadencë në fund të 2020 e përkundrazi, kjo, gjithnjë nëse do të zhvillohet, do të jetë sezoni i fundit i Sebastian Vettel tek Ferrari. Skuderia e Maranellos, në fakt, ka njoftuar se rrugët e tyre do ndahen në fund të kampionatit. "Skuderia Ferrari Mission Ëinnoë e Sebastian Vettel komunikojnë vendimin për të mos zgjatur raportin e bashkëpunimit tekniko-sportiv përtej skadencës natyrale, parashikuar në fund të sezonit sportiv 2020", lexohet në komunikatë. Palët nuk kanë gjetur akordin, me skuadrën nga Maranello që ka prezantuar një ofertë me ulje për gjermanin, tashmë i konsideruar pilot i dytë pas shpërthimit të Charles Leclerc. Në këtë mënyrë është rreziku që aventura italiane e katër herë kampionit të botës të përfundojë pa arritur objektivin që ai, Maranello e të gjithë tifozët e Ferrarit presnin që nga ardhja e tij në 2015. Në fakt, nuk ndodhi dhe tani dashuria mbaroi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI