Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Klasiken e fundit në Spanjë e arbitron... Covid: Ramos kërkon të luajë, Piqué merr kohë

Lapsi.al 11 May 2020
Klasiken e fundit në Spanjë e arbitron... Covid: Ramos kërkon

Klasikja e fundit e sezonit në Spanjë po luhet jashtë fushe e, si protagonist, ka Covid-19. La Liga kërkon të rinisë e ka përcaktuar 12 qershorin si datë e mundshme për rikthimin në fushë, por qëllimi nuk i bën të gjithë të jenë dakord. "Mbetet vetëm një muaj, do të rinisim pa luajtur miqësore. Nëse mund të them mendimin tim, edhe për të evituar dëmtime, ndonjë ditë më shumë nuk do të bënte keq" ka komentuar Piqué, mbrojtësi i Barcelonës. "Mezi pres të kthehem të luajë" është pozicionimi i kundërt i Sergio Ramos, kapiteni i Real Madrid.

Të përfundosh kampionatin në fushë megjithatë është zgjidhja e duhur pr të dy mbrojtësit e kombëtares spanjolle. Në klasifikim Barcellona e Real Madrid janë të ndara nga dy pikë me katalanasit në krye e virtualisht kampionë nëse sezoni do të mbyllej para kohe. Një mundësi që as Piqué nuk e do, pavarësisht kujdesit që kërkon në lidhje me projektin e rifillimit të propozuar nga Liga: "Janë shumë interesa në lojë, La Liga do të përfundojë sepse ka shumë gjëra që luhen. Të luash pa publik nuk na pëlqen, por të përfundosh kampionatin oa luajtur më, edhe pse jemi në krye, do të ishte e shëmtuar".

Pesë futbollistë të Liga e Segunda Division janë gjetur pozitivë me Covid 19 pas tamponeve të kryera përpara nisjes së stërvitjeve personale e janë izoluar menjëherë. "Dua të jap një mesazh mbështetës për të gjithë ata që kanë humbur njerëzit e dashur. Do të dalim e duhet të qendrojmë bashkë - ka thënë kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos -. Na duhet kohë për të rifilluar. Vendi ka nevojë për futbollin si suport ekonomik, ndërsa njerëzit si zbavitje". Për Real është mundësia e një sprinti final për titullin: "Mezi pres të kthehem të luaj. Shpresojmë që la Liga mund të kthehet në normalitet. Duhet të jemi të disiplinuar në mënyrë që të eleminojmë këtë virus. Njoh shumë mirë kalendarin e dy skuadrave. Të bësh parashikime është pak e guximshme. Objektivi është të jemi kampionë".

Për momentin dy skuadrat stërviten me seanca të reduktuara e individuale, si ka treguar vetë Piqué: "Mjekët e klubit tonë na kanë shpjeguar mirë cdo gjë, për momentin eksperienca po shkon mirë, ndihemi komod, edhe pse është ndryshe nga më parë: më mirë të stërvitemi në grup. Duhet të aplikojmë protokollin, nëse do e bëjmë, gjithcka do të shkojë mirë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI