Flash

"Mendova të flija në divanin e Lukakut": Eriksen tregon ndalimin nga policia

Lapsi.al 10 May 2020
"Mendova të flija në divanin e Lukakut": Eriksen tregon

Karantina ishte e vështirë për të gjithë, edhe për Christian Eriksen, futbollistin danez të Inter, që mbërriti në Itali pak para se vendi të përballej me pandeminë e Covid-19. Mesfushori u detyrua të qendronte në karantinë, por jo pa probleme. "Nuk dija ku të shkoja e në një moment mendova të flija për 14 ditë në divanin e Lukaku ose Young, shokët e mi të skuadrës. Por ata kanë familje, kështu që mu desh të bëja ndryshe. U akomodova në strukturat e klubit, bashkë me pesë anëtarë të stafit e një kuzhinier që, ashtu si unë, preferuan të izolohen kështu".

Eriksen ka ndjeklur planin e stërvitjes dhe dietën e klubit, duke vrapuar nëpër parking ("35 metra përpara dhe 35 metra në kthim") por kur vendosi të provojë të dilte për ti lejuar vetes pak liri, policia ndërhyri menjëherë. "Ishte e sikletshme, sepse unë nuk flas akoma mirë italisht e nuk dija cfarë mund të bëhej e cfarë jo. Mendova se mund të bëja një shëtitje, por jo. Me gjithë kohën e lirë që kishim, nuk mund të bënim asgjë". Tani Eriksen është kthyer të prekë topin pas dy muajsh, duke nisur programin e stërvitjeve individuale në Appiano Gentile.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI