Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Dyshime e mistere pas mungesës së Higuain e Rabiot: Juventus ruan qetësinë për momentin

Lapsi.al 10 May 2020
Dyshime e mistere pas mungesës së Higuain e Rabiot: Juventus ruan

Juventus ka rinisur stërvitjet në nivel individual e pret që të mbërrijë së shpejti leja e stërvitjeve në grup. Një hap i rëndësishëm edhe për të kuptuar të ardhmen e afërt të Gonzalo Higuain e Adrien Rabiot, dy lojtarët e vetëm që ende nuk janë kthyer nga jashtë, pas ndërprerjes për shkak të Koronavirus. Nëse Pipita - mbi të cilin River Plate është i kujdesshëm - është në Argjentinë tek e ëma e sëmurë, bën më shumë zhurmë mungesa e francezit që është "dy hapa" nga Torino.

Pozicionimi bardhezi mbetet ai i ditëve të shkuara: nuk është caktuar një deadline ose një datë e saktë brenda të cilës lojtarët duhet të kthehen, duke qenë se ende nuk dihet se kur do të mund të stërviten në grup apo nëse do të rifillojë kampionati, por është dhënë vetëm sinjali të kthehen sa më shpejt. Gjë që e kanë bërë gati të gjithë, përvec Higuain e Rabiot, për të cilët nis një javë vendimtare: nëse ndodh hapja e stërvitjeve si skuadër apo aprovohet data e rifillimit të kampionatit, atëherë nuk ka më justifikime.

Mesfushori po stërvitet fort (si ka treguar në rrjetet sociale) në Cote D'Azzurr duke krijuar dilemën e madhe: nga njëra anë ngrihet pyetja si ka mundësi që nuk është khyer, duke parë udhën e shkurtër që duhet të bëjë. Nga ana tjetër katër orët që e ndajnë nga Torino e lejojnë të mos planifikojë rikthimin: nëse Juventus e thërret, do të ishte në Itali në kohën e duhur.

Gjithësesi zgjedhja për të pritur ditën e fundit nuk është e bukur në krahasim me sjelljen e shokëve, e për këtë fakt janë kthyer fjalët se e ëma Veronique, që është edhe menaxherja e tij, po bën presion për një transferim në verë, ndoshta në Premier League, duke patur parasysh vitin e tij jo pozitiv me bardhezinjtë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI