Flash

"Na merrni për budallenj?": Inter reagon pas ofertës së fundit dhe vendos kushtin

Lapsi.al 10 May 2020
"Na merrni për budallenj?": Inter reagon pas ofertës së

Barcellona-Lautaro Martinez është një çështje e destinuar të bëhet telenovela e ardhshme e merkatos. Pavarësisht mohimeve të zakonshme, dicka po lëviz e dëshira e blaugranave për të marrë argjentinasin në Camp Nou është e fortë. Inter, ndërkohë, nuk ka nevojë të shesë e për ta lejuar transferimin duhet një ofertë e parefuzueshme që për momentin është larg. Pas propozimit të fundit të Barças, drejtuesit e Inter janë nervozuar: "Na merrni për të çmendur apo për budallenj?" ka qenë përgjigja e zikaltërve, sipas asaj që bëjnë të ditur nga Spanja.

"Në mëngjesin e të premtes, një drejtues i Inter ka komentuar në këtë mënyrë ofertën e fundit të Barcelonës: pyeste nëse mendonin se në klubin zikaltër kishte budallenj apo të cmendur, përballë shkëmbimit të ofruar nga blaugranat", ka rrëfyer një gazetar i Mundo Deportivo.

Problemi, përvec pjesës ekonomike të negociatave është tek lojtarët e ofruar për shkëmbim: Rafinha, Todibo, Semedo mes të tjerëve. Lojtarë me kualitet, por vënë në merkato nga Barcellona sepse konsiderohen të tepërt. Në këtë pikë ka ardhur pozicionimi i italianëve me një mesazh të fortë për katalanasit: të paktë 90 milionë cash e një lojtar për shkëmbim të zgjedhur nga Inter, përndryshe nuk bëhet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI