Flash

Komploti Koronavirus, bashkohet edhe Sol Campbell: “Është krijuar qëllimisht”

Lapsi.al 9 May 2020
Komploti Koronavirus, bashkohet edhe Sol Campbell: “Është
Bota vazhdon të jetë skeptike mbi efektet e pandemisë së koronavirus e sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, pozicionimet janë nga më ekstravagantet. Në ditët e kaluara bëri zhurmë deklarata e mbrojtësit të Liverpool Lovren kundër Bill Gates. Kroati ka shpërndarë në rrjetet sociale një status ku i referohej direkt krijuesit të Microsoft: “Game over Bill. Njerëzit nuk janë të verbër!”. Një mesazh mbështetës ndaj teorive të komplotit që e shohin ish-njeriun më të pasur të planetit si krijues të virusit, i shpërndarë përmes teknologjisë 5G e i kurueshëm me vaksina që kanë brenda mikrocip për ti kontrolluar të gjithë. Nuk shtyhet deri në këtë pikë Sol Campbell, por edhe ish-mbrojtësi i Tottenham, Arsenal e kombëtares angleze thotë argumentin e tij për Covid-19, duke shkaktuar një valë polemikash. Campbell ka shpërndarë në Tëitter një artikull të Guardian që shpjegon se, sipas të dhënave të marra nga zyra kombëtare e statistikave britanike, popullsia me ngjyrë rrezikon të vdesë nga koronavirus katër herë më shumë se popullsia e bardhë e me origjinë orientale, ndërsa në mes të rrugës janë britanikët me origjinë indiane ose pakistaneze. Natyrisht, shpjegon Guardian, në motivet e kësaj diferencë duhen marrë në konsideratë gjendjet ekonomike e diferencat e përgjithshme shëndetësore mes të sëmurëve të ndryshëm. Campbell lexon në statistika një të dhënë që e komenton ashpër: “Ky virus është një gabim i natyrës apo është krijuar qëllimisht? Pyes veten nëse ky virus sulmon lirisht disa grupe të caktuara gjaku…”. Ajo që lë të kuptojë anglezi është se fakti që më keq për shkak të virusit po e pëson popullësia me ngjyrë, mund të jetë objektivi i vërtetë i atij që ka "krijuar" Covid-19. Postimi nuk është pritur mirë nga ndjekësit e anglezit, që kanë nisur ta tallin apo kritikojnë për një qendrim kaq komplotist.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI