Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

"Unë jam Spiderman": Strakosha krahason lojtarët e Lazios me superheronjtë

Lapsi.al 9 May 2020
"Unë jam Spiderman": Strakosha krahason lojtarët e Lazios me

Thomas Strakosha ka treguar për Lazio Style Radio periudhën e izolimit e rikthimin në stërvitje në Formello. "Është një frymëmarrje, ndoshta për ne është pak më e lehtë të qendrojmë në shtëpi - ka shpjeguar portieri -. Por edhe ne nuk ishim mësuar me këtë. Të shohësh barin, shokët e teknikun është diçka e bukur". Portieri i kombëtares së Shqipërisë është shtyrë më tej, duke paralajmëruar kështu sfidën titull me bardhezinjtë: "Jemi si Avengers - ka shtuar ai -. Radu është Hulk, Thor po vendosim Acerbi, Kapiten Amerika është Lulic, Iron-Man le të themi Luis Alberto sepse është i saktë për gjithcka, Sy Fajkoi Adam Marusic. Unë? Unë jam Spiderman".

"Në karantinë stërvitesha e shihja filma, kështu kaloja ditët", ka vazhduar Strakosha, që tani ka rinisur stërvitjet individuale në qendrën sportive të Lazio. "Eshtë një nga më të bukurit e më të pastrit - ka shpjeguar shqiptari -. Me rregullat e reja është akoma më mirë, të stërvitesh këtu është dicka krejt tjetër në krahasim me parkun". "Jemi të karikuar, në një pozicion klasifikimi që na lejon të ëndërrojmë - ka vazhduar portieri bardhekaltër -. Edhe kur nuk ishim kaq lart, forca nuk na ka munguar kurrë. Imagjino tani që jemi të dytët. Tifozët tanë janë kështu, ne jemi kështu: energjia jonë nuk ka ndryshuar kurrë, gjithnjë pozitivë".

Në lidhje me rifillimin e kampionatit e objektivat e Lazio, Strakosha i ka idetë e qarta. "Pauza do të ketë efektin e saj, por duhet kuptuar që është një cështje mentale - ka shpjegur numri 1 i portës kuqezi -. Nëse rikthehemi me mendjen aty ku e lamë, shpejt do të gjejmë ritmin e do të kthehemi të zbavisim njerëzit". "Ndeshjet me dyer të mbyllura? Të luash pa publik është një nga gjërat më të shëmtuara që mund të ketë - ka përfunduar Strakosha -. Por është një moment vështirësie për gjithë botën. Ne jemi gati, duam të nisim, por pa vënë askënd në vështirësi për fajin tonë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI