Flash

Rangnick del hapur për pankinën e Milan: shansi i Piolit është rifillimi

Lapsi.al 9 May 2020
Rangnick del hapur për pankinën e Milan: shansi i Piolit

Në nëntor erdhën zërat e parë, pastaj disa konfirmime deri dje kur Ralf Rangnick doli përfundimisht hapur: "Po, kemi folur. Unë në pankinën e Milan? Nuk e përjashtoj", ishin fjalët e teknikut gjerman për Bild. Tekniku, që tani është shefi i departimentit të futbollit të Red Bull, i pëlqen shumë Gazidis që dëshiron ti besojë përvec pankinës edhe rolin e drejtorit sportiv, si një menaxher anglez. Këtu nisën përplasjet me Boban, që vendosi të largohej nga klubi e Maldinin ("Nuk është profili i duhur për Milan"). Tani situata është në një rebus për shkak të emergjencës covid-19 që ka ngadalësuar planet e shoqërisë kuqezi.

Në mes është edhe Stefano Pioli që pret të njohë fatin e tij. Maldini e Massara shtyjnë për rikonfirmimin, por fjala e fundit i takon Elliott, e kështu Gazidis. Shumë do të varet edhe nga fakti nëse do të rinisë kampionati apo jo: me rifillimin tekniku italian do të kishte një shans më shumë për të luajtur rikonfirmimin në fushë. Për momentin duket një garë dyshe për pankinën kuqezi. Loë cost zgjedhja e vazhdimësisë, ndërsa ekonomikisht shumë më e kushtueshme të kthehesh nga Rangnick që ka kërkuar garanci për të ndërtuar një skuadër të madhe.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI