Flash

Të dhënat e vjedhura nga Barcellona: ja në cfarë forme fizike janë lojtarët pas izolimit

Lapsi.al 9 May 2020
Të dhënat e vjedhura nga Barcellona: ja në cfarë forme

Gjithnjë shqetësimi ka qenë në cfarë gjendje fizike do të ishin lojtarët në përfundim të izolimit, kur të riktheheshin në fushë. Një përgjigje e japin të dhënat 'e vjedhura' nga Barcelona, që i referohet vetëm lojtarëve blaugrana, por që mund të krijojnë një ide për të gjithë lojtarët që në dy muaj janë stërvitur vetëm në kushte shtëpie. Të dhënat janë publikuar nga e përditshmja spanjolle As, për ditën e parë të rikthimit në stërvitje të Messi e të tjerëve, pas marsit e prillit në shtëpi.

Kështu, në tentativë për të kuptuar cila mund të jetë forma e përgjithshme e një skuadre në momentin e rifillimit të stërvitjeve në fushë, mbërrin edhe vlerësimi i parë: rezultatet janë në fakt më të mira se ato që përgatitërit atletikë të Barcelonës kishin frikë. Gjendja e formës së organikës së katalanasve konsiderohet në 40/45 perqind të nivelit ideal: e kënaqshme pas dy muaj mbyllje. Kjo do të thotë se stërvitja në shtëpi ka ruajtur një farë forme.

Lajme të mira edhe në lidhje me shtimin e peshës e masës dhjamore: lojtarët blaugrana kanë shtuar, mesatarisht, 0,5-1,3 kg, kur limiti që ishte vendosur ishte 2 kg. Masa dhjamore është shtuar me mesatarisht 0,3/0,7 perqind, me një cati të pranueshme të vendosur në 1%. Ulja e gjendjes aerobike është bërë në rreth 40%, humbja e elasticitetit e forca muskulare rreth 30%: edhe në këtë rast të dhënat janë të pranueshme dhe përllogarisin një formë totale prej rreth 45% të asaj ideale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI