Flash

"Nuk mund të shkatërrojmë dy sezone": Commisso pozicionon Fiorentinën

Lapsi.al 9 May 2020
"Nuk mund të shkatërrojmë dy sezone": Commisso

"Nuk e di sa raste të reja pozitiviteti ka në shoqëritë e ndryshme: nëse mund të përfundojë kampionati mirë, por nuk mund të shkatërrojmë dy sezone. Nëse duhet të kompromentohet dicka, më mirë të jetë ky aktual". Presidenti i Fiorentina Rocco Commisso ka treguar pozicionimin e klubit të tij në situatën aktuale të futbollit italian për shkak të Koronavirus: "Mendoj se është e drejtë të përfundoj maksimumi brenda 2 gushtit. Shpresojmë të kthehemi sa më shpejt në fushë, por asnjë nuk e di cfarë do të ndodhë".

Shoqëria viola është një nga të parat që bëri të ditur se gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë në testet për Covid-19, tre lojtarë e po aq pjesëtarë stafi: "Besoj se është më mirë të jesh transparent e kështu, pa bërë emra, ishte e drejtë të komunikohej prezenca e rasteve të reja. Janë të gjithë pa simptoma, nuk e dinin që ishin të infektuar, janë mirë e shpresojmë që shpejt të mund të stërviten" ka thënë numri 1 i klubit për RTV38.

Mendimi i tij shkon për shëndetin e të gjithëve, por nga ana sportive Commisso i ka idetë të qarta. Nëse pikërisht një kampionat duhet të mos luhet, është më mirë të jetë në këtë sezon, duke ruajtur të ardhshmin: "Nuk e di sa raste të reja do të jenë vërtetë në shoqëritë e ndryshme: nëse mund të përfundojë kampionati mirë, por nuk mund të shkatërrojmë dy sezone. Kështu, e rëndësishme është të mos dëmtohet kampionati i ardhshëm, përndryshe futbolli shkatërrohet. Nëse duhet të kompromentojmë dicka, më mirë ta bëjmë me këtë sezon. Mendoj se është e drejtë të mbarojmë brenda 2 gushtit".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI