Flash

I kafshoi veshin 23 vjet më parë: Mike Tyson e Evander Holyfield sërisht në ring

Lapsi.al 8 May 2020
I kafshoi veshin 23 vjet më parë: Mike Tyson e Evander Holyfield

"Një tjetër ndeshje me Mike Tyson? Nëse është për bamirësi po, por duhet të jetë ai që të ma kërkojë. E kam mundur dy herë dhe duhet të jem bullist ti kërkoj një tjetër ndeshje". Janë fjalët e Evander Holyfield, legjenda e boksit e rivali historik i Mike Tyson. 'Iron Mike' nuk arriti kurrë ta mundte "The Real Deal": humbi në 1996 me KO teknik e një vit më vonë për skualifikim (episodi i famshëm i kafshimit të veshit).

Rikthimi i tyre në ring do të gëzonte të gjithë adhuruesit e boksit, por të dy tani kanë një moshë 110 vjecare së bashku (Tyson 53 vjec e Holyfield 57). Por kjo nuk është problem për kampionin amerikan: "Jemi të dy në formë të mirë dhe gati për të luftuar, nuk jemi budallenj. Mendoj se me ndeshjen e tretë mund të grumbullojmë shumë para për ti dhënë për bamirësi e për të paguar pjesën e mbetur të jetës sonë. Mike është shumë i shpejtë, por edhe unë jam e nuk do të qendroj në kënd duke e pritur".

https://www.youtube.com/watch?v=lUwsUDxQ47U

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI