Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

“Finalja UEFA me Juventus ishte e stisur": Nappi tregon historinë kur i dhanë uthull në vend të verës

Lapsi.al 8 May 2020
“Finalja UEFA me Juventus ishte e stisur": Nappi tregon

Mes Fiorentinës e Juventus nuk ka qenë asnjëherë një raport i mirë, por fjalët e thëna nga ish-sulmuesi Nappi vetëm sa hedhin benzinë mbi zjarr, në kohën kur kujton finalen e humbur të Kupës Uefa në 1990 kundër Juventus, duke e konsideruar të stisur: "Ishte një ndeshje e stisur, nuk kam problem ta them. Goli i Casiraghi, në cdo stadium tjetër do të ishte anulluar. Të gjithë e dinin se Avellino ishte basen juventin. Kemi luajtur dy ndeshje në transfertë, ajo e Avellinos ishte dita më e keqe në karrierë, ishte një zhgënjim. Na dhanë medaljen e argjendtë qënuk e di as ku e kam. Nuk kam qenë një lojtar i madh, por të gjithë më falenderojnë për atë që kam bërë, edhe më të rinjtë që nuk më kanë parë të luaj".

Ish-sulmuesi tregoi shakanë që i bënë kur mbërriti tek Fiorentina: "Kur arrita aty më dhanë të pija një gotë verë. Sa keq, që ishte uthull, ishte Baggio që e ndërroi".

Në kujtimet e Nappit janë edhe episodet që bëjnë diferencën në krahasim me futbollin e sotëm: "Roberto Baggio bënte nxemjen tek parkingu se nuk na lejohej, për të mos prishur barin. Provoni ti thoni Cristiano Ronaldo të bëjë nxemjen në dishezën që të con në fushën e Allianz Stadium. Flas për të sepse është në Itali, por mund ti referohem edhe Messi. Sot lojtarët janë të mbrojtur, por futbolli më i ftohtë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI