Flash

Luis Alberto injoron Ronaldon: "E kam mundur dy herë, më i mirë është Messi"

Lapsi.al 8 May 2020
Luis Alberto injoron Ronaldon: "E kam mundur dy herë, më i

Kush është më i fortë mes Cristiano Ronaldo e Messi? Pyetja torturon prej vitesh të gjithë të apasionuarit e futbollit e me shumë mundësi një përgjigje mund të mos gjendet kurrë, por Luis Alberto, mesfushori që sapo rinovoi kontratën me Lazio deri në 2025, i ka idetë shumë të qarta dhe zgjedh 'Pleshtin' si më të mirin lojtar në aktivitet: "Kundër Ronaldos kemi fituar dy herë" tha spanjolli.

"CR7 është për tu admiruar për këmbënguljen e treguar gjatë rrugëtimit të tij, ka fituar shumë dhe askush nuk i ka falur asgjë. Cristiano ka një mentalitet fitues, ka fituar gjithcka e dëshiron të vazhdjë ta bëjë, por Messi sipas meje është më i miri" ka shpjeguar spanjolli, që ka folur edhe për mundësinë e rifillimit të Serie A: "Situata në Itali është në përmirësim, edhe pse më ngadalë se në Spanjë. Njerëzit janë kthyer në rrugë, por disa dyqane janë ende të mbyllura. Stërvitjet individuale kanë nisur: përvec vrapit në palestër tani prekim edhe topin".

"Goli im më i bukur? Do të thosha ai kundër Spal, por bëra edhe një që më pëlqen kundër Sassuolo" ka thënë Luis Alberto, që ka mbrojtur futbollin italian nga akuzat për një lojë shumë mbrojtëse: "Thuhet se futbolli italian është mbrojtës, por nuk është e vërtetë. Atalanta për shembull luan shumë mirë, ashtu si Napoli në kohët e Sarri".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI