Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

San Siro i ri, projekt 1 miliard euro: stadiumi super modern i Inter e Milan

Lapsi.al 7 May 2020
San Siro i ri, projekt 1 miliard euro: stadiumi super modern i Inter e Milan

Rrugëtimi për stadiumin e ri të Inter e Milan nuk ndalet nga koronavirus. Dy shoqëritë kanë zbuluar projektet e fundit për stadiumin e ri, fryt i dialogut të muajve të fundit me administimin komunal, që kishte vendosur kushte të ndryshme, mes të cilave rifunksionalizimi i Meazza-s. Në këtë këndvështrim, projektet e reja vërtiten pikërisht rreth ruajtjes pjesërisht të San Siros aktual, që do të transformohet në një qendër për kohën e lirë me aktivitete komerciale, sportive e kulturale.

"Milan e Inter kanë prezantuar në Komunën e Milanos një dokument të përgatitur për projektin e lidhur me krijimin në zonën e San Siros të një Stadiumi të ri me standardet më të larta ndërkombëtare e të një zone moderne e inovative për Sportin e kohën e lirë - lexohet në komunikatën e përbashkët të dy klubeve milaneze - Dy propozimet e prezantuara, fryt i një dialogu konstant me administrimin, janë realizuar konform 16 kushteve të diktuara, në nëntor 2019, nga Këshilli. Projektet e reja, të zhvilluara nga studio e arkitekturës Populous e Manica/Sportium, parashikojnë një Stadium të ri, modern e me standardet më të larta, e ruajtjen e elementëve të impiantit aktual Giuseppe Meazza në kontekstin e një zone të re të dedikuar sportit e argëtimit të shfrytëzueshëm 365 ditë në vit, me sipërfaqe të gjelbërta për 106,000 m2 (d.m.th. dyfishin e 56,000 m2 aktual). Do të jetë një 'qendër' e dedikuar për aktivitete sportive, rekreative dhe kulturore, të vendosura si 'në vend të hapur' ashtu edhe 'brenda', 'pista vrapimi', rrugë për bicikleta, palestër, 'park skateboardi', fushë mini-futbolli, muze sportiv: shumica e shërbimeve sportive do të jenë në dispozicion falas në shërbim të milanezëve dhe qytetarëve të lagjeve fqinje. Milani dhe Interi besojnë se është thelbësore, veçanërisht në këtë kohë, të mund të fillojnë një projekt me vlerë mbi një miliardë euro në Milano, një punë e përsosmërisë ndërkombëtare që do të gjenerojë mijëra vende pune dhe përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për rindërtimin e qytetit dhe sistemin e futbollit italian”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI