Flash

"Maradonës i bënë një komplot": Balbo kundër Fifa-s për atë që ndodhi në Usa '94

Lapsi.al 7 May 2020
"Maradonës i bënë një komplot": Balbo kundër

Një cështje që nuk resht së tërhequri pas vetes një vijë helmi gati 26 vjecare. Diego Maradona i gjetur pozitiv pas Argjentinë-Nigeri ka krijuar gjithnjë dyshime të atyre që kanë parë një ndërhyrje të Fifa-s për të ndëshkuar zërin jashtë korit të "Diez". Për ti kthyer polemikat ka menduar Abel Balbo, ish-sulmuesi i Romës dhe kombëtares Albiceleste. "Ishte hera e parë që një infermiere hyri brenda fushës për të marrë një lojtar për kontrollin antidoping".

Sulmues i asaj Argjentine, Balbo ka shtuar gjatë intervistës së dhënë për TNT Sports: "Ajo që i ndodhi Diegos ishte një komplot. I krijonim bezdi dhe nuk mund ta lejonin që të bëheshim kampionë bote. Ishte gjithcka shumë e cuditshme. Diego me ne ka qenë gjithnjë shumë i sinqertë e po bënte shumë mirë. Por e kërkuar dhe erdhën ta merrnin, bënë gjithë atë teatër. Koha na dha të drejtë. Të gjithë e panë se në FIFA kishte dicka të errët".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI