Flash

Emocionet e stërvitjes së parë për Ruganin: "Mjafton një top për të qenë i lumtur"

Lapsi.al 8 May 2020
Emocionet e stërvitjes së parë për Ruganin: "Mjafton
Daniele Rugani ishte lojtari i parë në Serie A që rezultoi pozitiv me Covid-19. Qendërmbrojtësi i Juventus u infektua në 11 mars e tani, pas gati dy muajsh, ka lënë pas makthin e përjetuar duke u kthyer të stërvitet në Continassa. Një moment i bukur për të, një emocion special të kthehesh të godasësh topin e të stërvitesh në fushë e italiani e ka shfaqur gjithë gëzimin e tij në rrjetet sociale: "Ka disa gjëra që nuk mund të ndryshojnë. Mjafton një top për të qenë të lumtur, edhe në këtë moment". Një mënyrë e bukur për të rinisur nga e para për mbrojtësin e bardhezi. Lojtari u vu në qendër të polemikave për shkak të deklaratave të bashkëshortes së tij Michela Persico, e cila gjatë një interviste për portalin tpi.it kishte folur për kontrolle të bëra në mëngjesin e 8 marsit, ditën e ndeshjes me Inter. Reagimi i menjëhershëm i Juventus, që bëri të ditur se testi nga ku rezultoi pozitiv lojtari është bërë në 11 mars me rezultatin që u konfirmua brenda të njëjtës ditë, sqaroi situatën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI