Flash

Inter pa koronavirus del në stërvitje: tamponet të gjithë negativë

Lapsi.al 8 May 2020
Inter pa koronavirus del në stërvitje: tamponet të gjithë

Në pritje të lajmeve të sigurta se si e kur mund të rinisë Serie A, Inter është kthyer sot të stërvitet në fushat e qebdrës sportive të Appiano Gentile. Klubi ka kryer edhe testet mjekësore të nevojshme e ka komunikuar rezultatet përmes një komunikate zyrtare: "FC Internazionale Milano komunikon se të gjithë testet mjekësore të cilave i është nënshtruar skuadra e parë kanë rezultuar negativë. Nga pasditja do të nisin stërvitjet individuale fakultative. Klubi ruan kujdesin maksimal mbi kriteret parandaluese për shëndetin e lojtarëve e të gjithë komponentëve të Shoqërisë, në respekt të gjithë linjave udhëheqëse e mbrojtjes së shëndetit publik".

Pasi janë përfunduar testet e fundit sierologjikë e tamponët, lojtarët zikaltër do të ndahen në grupe me 6-8 futbollistë: me ta, në dispozicion, një mjek, një fizioterapist, një preparator atletik e një deri në dy anëtarë të stafit teknik. Të gjithë prezentë në Suning Centre, përfshirë edhe Alexis Sanchez që ndërkohë ka përfunduar karantinën pas rikthimit nga Kili.

Një rikthim në fushë që duhet të sjellë gradualisht lojtarët e Antonio Conte "në formë" për të qenë gati për rifillimin, mbi të cilin, megjithatë, nuk ka ende siguri. Data të sigurta nuk ka, kështu që është e vështirë për të mos thënë e pamundur për të dalë nga ekuilibri. Një siguri më shumë duket se ka në frontin evropian, duke gjykuar nga fjalët e Angel Torres, presidenti i Getafe, kundërshtar i zikaltërve në Europa League. Gjatë një interviste për Radio Cope, drjtuesi spanjoll zbuloi se raundi i 1/8 duhet të luhet në fillim të gushtit: "Ndeshja e parë në Itali duhet të vendoset për në 2 ose 3 gusht, ndërsa kthimi në 6 ose 7 në Spanjë", ka deklaruar Torres. "Nëse nuk do të ishte e mundur të luhej në San Siro dhe Coliseum Alfonso Perez, ndeshjet do të luhen në fushë neutrale. UEFA ka nevojë të riorganizojë turnetë me garat e mbetura."

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI