Flash

Pa tampone, por me kontrolle: FSHF e MSHMS nuk garantojnë dot testet për futbollin

Lapsi.al 9 May 2020
Pa tampone, por me kontrolle: FSHF e MSHMS nuk garantojnë dot testet

Kërkohet një sforco nga të gjithë për të rikthyer futbollin në fusha, por problemet nuk mungojnë, duke filluar nga testet e shumta që duhen ushtruar tek lojtarët e që, edhe në kampionatët më të rëndësishme të Europës, është konsideruar si një pikë që mund të prishë imazhin e futbollistëve, duke i nxjerrë të privelegjuar në kohën kur për njerëzit është shumë vështirë ti aplikohet tamponi pa patur simptomat evidente. Kështu, pas vendimit për hapjen e stërvitjeve individuale për sportistët në ambientet e hapura, një përfaqësi e Komitetit Teknik të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë është takuar me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit për protokollet specifike, në mënyrë që futbolli të rikthehet në fushë me sigurinë maksimale.

Vetëm tre ditë më parë Bundesligës për raundin e parë të tamponeve i është dashur 1750 tampone për stafet dhe lojtarët e 36 klubeve, që për Superioren do të jetë një problem më shumë se i madh. Në këtë pikë janë bllokuar diskutimet, me FSHF-në që ka shprehur gatishmërinë që teste të mos ketë, por që në këtë rast do të ishte një thyerje e aprivuar e rregullores nga vetë institucionet që e kanë hartuar.

Kështu, kontrollet e temperaturës në mungesë të simptomave nuk mund të japin siguri për mos shpërndarjen e virusit, sepse ka shumë që mund të jenë asimptomatik. Kështu, pozicionimit të Federatës me përfaqësues sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku, se klubet i plotësojnë të gjitha kriteret dhe stërvitjet të rinisin sa më shpejt të jetë e mundur, i është kundërvënë skepticizmi i MSHMS, që ka marrë kohë për të dhënë një përgjigje, që sipas presidentit të Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova, mund të jetë çështje orësh ose ditësh.

18 maji është caktuar paraprakisht si data për të rikthyer stërvitjet, pasi Komiteti Teknik është pajtuar me draft-protokollin sanitar që është propozuar, por kjo vë në vështirësi rinisjen e kampionateve në fundin e majit, duke bërë që data më e mundshme të jetë mesi i qershorit dhe kalendari i mbetur të luhet cdo tre ditë me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë (cerekfinale e gjysëmfinale) që do të zhvillohen teke deri në finalen e kompeticionit.

https://www.youtube.com/watch?v=hDq7pDsdItM&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI