Flash

Icardi kthehet në modë: PSG punon për blerjen përfundimtarë të sulmuesit

Lapsi.al 9 May 2020
Icardi kthehet në modë: PSG punon për blerjen

Me gjithë paqartësitë e lidhura me rifillimin e kampionateve, Inter lëviz në merkato e kërkon të përcaktojë pistat për të përforcuar skuadrën në vigjilje të sezonit të ardhshëm. Lajmi i mirë për zikaltrit vjen nga Parisi, sepse ushtrimi i të drejtës së blerjes së Mauro Icardi nga Psg, në dyshim deri pak javë më parë, është kthyer fort në modë e ato para janë për Marotta një thesar për të investuar për lojtarë në hyrje, para së gjithash Arturo Vidal, i kërkuar nga Antonio Conte janarin e kaluar, por më pas i bllokuar tek Barcelona.

Cështja delikate qendron tek shifra, e akorduar verën e kaluar, prej 70 milionë euro. Në dritën e krizës ekonomike e globale, shkaktuar nga epidemia Koronavirus, Psg po përpiqet të sigurojë një ulje cmimi. Fillimisht klubi francez u mundua të fusë në tratativë Draxler e Paredes, por për të dy, e për motive të ndryshme, mbërriti një jo e thatë nga drejtuesit zikaltër. Gjermani nuk bind Conten nga ana teknike, ndërsa organizatori ka një rrogë të lartë (4,5 milionë në sezon) e vlerësohet nga parisienët 30 milionë. Kështu duket se për të përfunduar një operacion që të gjithë kanë interes ta bëjnë, ka ende punë.

Nëse Maurito i siguron Inter një hyrje ekonomike të rëndësishme, Vidal përfaqëson një shpenzim që Conte e konsideron të nevojshme. Vështirë të kuptohet në cfarë mënyrë do të punojnë Marotta e Barcellona, sepse në mes është gjithnjë Lautaro Martinez. Zikaltrit janë të gatshëm të investojnë rreth 15 e 20 milionë për kilenin e blaugranat, që me Vidal edhe e kanë patur ndonjë problem, nuk është se synojnë më lart.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI