Flash

"Mund të ma thoshe përballë, si burrë", "E bënte në brekë": Balotelli e Melo replikojnë me Chiellini

Lapsi.al 9 May 2020
"Mund të ma thoshe përballë, si burrë", "E

Sic parashikohej, fjalët e Chiellini kanë shpërthyer përgjigjen e protagonistëve të përfshirë: në fillim Felipe Melo, pastaj Mario Balotelli. "Felipe Melo më i keqi ndër të këqinjtë. Me të rrezikohej gjithnjë të rriheshe. Ia thashë edhe drejtuesve: është një mollë e kalbur" kishte shkruar mbrojtësi i Juventus në autobiografi, ndërsa braziliani i është përgjigjur: "Ai e bënte gjithnjë në brekë - ka thënë lojtari i Palmeiras për Gazzetta.it - Ndoshta ‘ky mbrojtësi’ është akoma i inatosur me mua sepse kur shkova tek Galatasaray, i dhamë ca shuplaka duke i eleminuar nga Champions League. Ose sepse pastaj Inter fitoi gjithcka e unë jam interist - vazhdoi Melo. Ai i tillë është: bën fenomenin... Po ndaloj këtu e nuk shtoj gjë tjetër, ca gjëra duhet të mbeten në dhomat e zhveshjes".

"Person negativ, për ta kapur me shpulla për sjelljen e tij në Confederations Cup 2013" kishte shkruar mbrojtësi bardhezi për Balotellin që është përgjigjur në rrjetet sociale: "Unë të paktën kam sinqeritetin dhe kurajën ti them gjërat në fytyrë. Ti nga 2013 ke patur shumë raste për ta bërë, duke u sjellë si një burrë i vërtetë, por nuk e bëre kurrë. Kueshedi cdo të thuash një ditë për shokët e tu të sotëm, kapiten i cuditshëm... Nëse kjo do të thotë të jesh një kampion, atëherë preferoj të mos jem. E fanellës së Italisë nuk i kam treguar kurrë mungesë respekti".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI