Flash

Video/ "Meritoje Topin e Artë", Ronaldo e Del Piero shkëmbejnë batutat: "Kur firmose për Inter u tërbova"

Lapsi.al 9 May 2020
Video/ "Meritoje Topin e Artë", Ronaldo e Del Piero

Dy ish-futbollistë të mëdhenj që bisedojnë me njërin si miq të vjetër, edhe pse gjithmonë në skuadra rivale: Alessandro Del Piero e Ronaldo kanë qenë protagonistë në një lidhje direkte në Instagram. Mes shumë kujtimeve të ish-lojtarëve të Juve e Inter që janë sfiduar në Serie A nga 1997 në 2002, kur Fenomeni ishte tek Inter dhe në sezonin 2007-2008, me brazilianin tek Milan.

Kapiteni i Juventus i zbuloi Ronaldos cili ishte reagimi i tij kur mësoi se Fenomeno firmosi për Inter, por jo më parë se të kujtonte golin e brazilianit me Compostela. “Më ka frymëzuar, më hapi një botë të re. Kur firmose për Inter thashë: “Po këta janë të cmendur që e lënë të ikë” e natyrisht u tërbova se po shkoje tek Inter”.

Natyrisht nuk mund të mungonte apisodi i famshëm i penalltisë së mohuar në përplasjen me Iulianon në atë Juve-Inter plot polemika ("Juventus nuk kishte nevojë për ndihma"), por edhe 5 maji i 2002 e humbjes së Inter në Olimpico kundër Lazio që i kushtoi titullin. “E humbëm ne ndeshjen, asnjë ndërhyrje, por ishte një javë shumë e cuditshme. Flitej për Nesta tek Inter që ishte e mbyllur, shumë gjëra të tjera, shkuam të relaksuar në fushë e Lazio na ndëshkoi. Është një plagë, e cdo vit më bëjnë tag në Instagram: unë që qaj në 5 maj, sa inat”.

Ronaldo bën pastaj klasifikimin e tij të atyre që duhej por nuk fituan dot kurrë Topin e Artë: “Për mua ti, Totti, Maldini e Raul duhet ta fitonit. Më bëri ta mendoj Cannavaro javën e kaluar. Tallej me ty, por me respekt të madh. Edhe Roberto Carlos që mbërriti dy herë iu dyti pas meje e meritonte”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI