Flash

"Në Champions League do na masakrojnë": Aulas paralajmëron ngjarjet e Juventus-Lyon

Lapsi.al 9 May 2020
"Në Champions League do na masakrojnë": Aulas

Jean-Michel Aulas lajmëron datën e parashikuar për Juventus-Lyon, ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions League: "Ndeshja kundër Juventus është konfirmuar për në 7 gusht, në Torino e me dyer të mbyllura", ka thënë presidenti i klubit francez për mikrofonët e RTL Foot. Aulas ka nënvizuar se shqetësimi i tij është për rezultatin e ndeshjes, pavarësisht avantazhit (1-0) për skuadrën e tij në vajtje: "Nëse ankimimi për të anulluar ndërprerjen e Ligue 1 nuk do të ketë fund pozitiv, Olympique Lyon e PSG do të masakrohen nga skuadra që do të kenë një përgatitje fizike që ne nuk do ta kemi".

Në planet e Uefa-s kompeticionet europiane duhet të rifillojnë vetëm në përfundim të kampionateve kombëtare, e rrjedhimisht do të ketë një pabarazi forme fizike mes atyre që do të rifillojnë të luajnë e atyre që do të qendrojnë pushim gjithë verën. Ligue 1 ka njoftuar fundin e kampionatit pasi qeveria franceze ka vendosur bllokimin e sportit deri në gusht, një vendim që Aulas nuk e ka pëlqyer e që për momentin është objekti ankimimi i Lyon.

Në 6 maj është mbajtur një takim mes presidentëve të disa prej klubeve kryesore europiane e të dhënat e para flasin për 8 gushtin si datën e mundshme për rikthimin e sfidave ende të pa kompletuara. Përvec bardhezinjve e Lyon, në fakt, duhet të diskutojnë 1/8 e kthimit edhe Napoli e Barcellona, Manchester City e Real Madrid, Chelsea e Bayern Mynih.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI