Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Asprilla kujton netët e shthurura në Parma: "Një herë në grumbullim me 5-6 femra"

Lapsi.al 10 May 2020
Asprilla kujton netët e shthurura në Parma: "Një herë

Me Faustino Asprilla si shok skuadre ose si mik është e sigurtë se nuk mërziteshe. Sulmuesi kolumbian, i mbërritur në Parma në 1992, mes festave, femrave e shakave, mori me vete etiketën e gjeniut të parregullt. "Një herë në Itali shkova me 5-6 femra..." ka treguar ai në një lidhje direkt në Instagram me Fabio Cannavaro, ish-shoku i tij i skuadrës verdheblu.

"Ishim në grumbullim - kujton Asprilla duke treguar ngjarjen -. Një shok më tha 'Eja këtu se janë 5-6 vajza'. U zbavitëm të paktën deri në 5 të mëngjesit". Sulmuesi kolumbian dinte ti argëtonte të gjithë, në fushë me lojërat e tij gjeniale, por edhe jashtë kuadratit ku nuk mungonte në asnjë festë: "Eshtë faji i Massimo Crippa, më merrte gjithnjë në festat e tij, në Milano, në Modena..." ngacmoi ai ish-mbrojtësin dukal.

Edhe në stërvitje nuk mërziteshin, të paktën duke gjykuar nga historitë që tregoi Cannavaro: "Më kujtohet rasti kur Malesani më vuri tre milionë gjobë. E hëngra në tavolinë". E pikërisht në tavolinë ish-trajneri tentoi ta kthente në rrugën e duhur: "Më tha se nuk duronte më, se duhej të ndryshoja e nuk mund të bëja gjithnjë rrëmujë në tavolinë përndryshe do të më shiste - kujtoi Asprilla -. Nuk isha i zoti të qendroja në heshtje, duhet ti ngacmoja të gjithë, Veron më tallte duke më parë në heshtje e në fund u ktheva ai i përhershmi".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI